Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës. Sipas raportimeve në media, dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.
Policia e Pejës ka konfirmuar rastin duke thënë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë dhe se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Gjithashtu, policia kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë vrasje tashmë është arrestuar nga policia, por s’kanë dhënë detaje për lidhjen familjare të raportuar mes viktimës dhe dorasit.
Ndërkohë “Peja në Fokus” ka publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet i rrethuar perimetri i sigurisë nga Policia.