Publikohen pamje të reja nga përplasja e komisionerëve të LVV-së dhe LDK-së për një votë në sallën “1 Tetori”

Publikohen pamje të reja nga përplasja e komisionerëve të LVV-së dhe LDK-së për një votë në sallën “1 Tetori”

Të martën e raportua në media se komisionerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur mes vete në Sallën “1 Tetori”, ku po numëroheshin votat e kandidatëve për deputetë dhe po bëhej verifikimi i rezultateve të partive, raporton Gazeta “Enigma”.

Përplasja mes tyre ka nisur për një votë, ku sipas fletëvotimit të publikuar, ishte votuar LDK. Nga Vetëvendosje kanë kërkuar që kjo votë të shpallet e pavlefshme meqë shenja “tick” kishte dalë pak përtej katrorit.

Kundër ka dalë komisioneri i LDK-së, që ka kërkuar që kjo votë të numërohet, duke thënë se “epiqendra është në mes”

Pamje nga kjo përplasje ka ndarë kandidati për deputet i LDK-së, Paris Guri.

Related Articles