Publikohet fotoja e qiftit që mbetën të vdekur pas aksidentit tragjik në Drenas

Publikohet fotoja e qiftit që mbetën të vdekur pas aksidentit tragjik në Drenas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas. Pas një aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur dy persona. Sipas mediave lokale, viktimat janë burrë dhe grua nga fshati Resinofc.

Mësohet se qifti pas vetes ka lënë 8 fëmijë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre  persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Related Articles