Kosova ka mbetur në pozitën e 107 në përditësimin e ri të ranglistës së FIFA-s, të publikuar të enjten. Kosova nuk lëvizur në pozitë nga hera e kaluar. Në pozitën e 107-të është me 1186 pikë.
Kosova i nisi kualifikimet për “Euro 2024” me dy barazime, atë kundër Izraelit në Tel-Aviv dhe Andorrës në Prishtinë. Të dyja ndeshjet e luajtura në mars përfunduan me rezultatin e njëjtë, 1:1.
Ndërkohë, Shqipëria ka rënë në pozitën e 68-të, kurse dy pozitat e para janë “zënë” nga fituesja e Kupës së Botës, Argjentina dhe finalistja Franca. Argjentina është ngritur në vendin e parë, kurse Franca në të dytin. Brazili bie në vendin e tretë, kurse nga pozita e 12-të nuk ka lëvizur as Zvicra e shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.