Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID -19, teksa janë evidentuar 8 raste të reja, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës, kurse deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 314. / Gazeta Enigma.