Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 6 mijë e 767 testime, 1 mijë e 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Deri më sot janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Kurse, të mërkurën janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645.
Në total numri i rasteve aktive është 18 mijë e 506./Gazeta Enigma/