Publikohet renditja përfundimtare e Topit të Artë, këto ishin pikët e Dembele dhe Yamal

Publikohet renditja përfundimtare e Topit të Artë, këto ishin pikët e Dembele dhe Yamal

Është publikuar renditja përfundimtare për Topin e Artë, ku është mësuar se për sa pikë Ousmane Dembele e ka mposhtur Lamine Yamalin.

Ishte garë e fortë deri në fund mes Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për të fituar Topin e Artë 2025.

Në fund triumfoi ylli i PSG-së, teksa janë publikuar edhe vlerësimet përfundimtare.

321 pikë ka qenë diferenca mes Dembeles dhe 18 vjeçarit të Barcelonës, Yamal.

Dembele ka fituar 1380 pikë, kundrejt 1059 të Yamal.

Podiumi u plotësua me mesfushorin portugez të PSG-së Vitinha i cili grumbulloi 703 pikë.

Related Articles