Jusuf Azemi, kryeari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se nga 16 shtatori punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë.
Kështu ka deklaruar ai përmes një postimi në Facebook, derisa ka shtuar se vendimi është marrë pas mbledhjes që u mbajt sot në SPSPK bashkë me këta punonjës.
“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 euro pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkruar Azemi. /Gazeta Enigma