Punëtorët teknikë sot protestojnë para Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Në një përgjigje për Gazetën “Enigma” Azemi deklaroi se protesta do të jetë një orëshe, dhe se kërkesa e tyre është rritja e pagës.
“Protesta do të fillojë nga ora 10:00 deri në ora 11:00, kërkesa e tyre është rritja e pagës nga 275 sa është tani të bëhet në 400 euro aq sa edhe i kanë kolegët e tyre”, deklaroi Azemi. /Gazeta Enigma/