Të gjithë ata të cilët përshkojnë rrugën Kaçanik – Han i Elezit, nga 1 qershori do të duhet të përdorin rrugë alternative, pasi një pjesë e segmentit të kësaj rruge do të bllokohet për qarkullim.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas tyre, bllokimi i këtij segmenti do të bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhën Fushë Kosovë – Hani i Elezit.
“Nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik”.
“Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ky vendim fuqizohet nga sot dhe mbetet i tillë deri në njoftimin tjetër. / Gazeta Enigma