Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërkuar që vendet tjera mos ta ekzagjerojnë situatën, duke vendosur më shumë sanskione ndaj shtetit të tij.
Putin ka folur në një takim qeveritar që është transmetuar në kanalin shtetëror.
“Ne nuk kemi synime të këqija kundër fqinjëve tanë”, ka pretenduar Putin.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria e tij nuk sheh nevojë që fqinjët të marrin veprime shtesë, të cilat sipas tij do të bëjnë marrëdhëniet e Rusisë edhe më të këqija.
“Mendoj që secili duhet të mendojë si të normalizojmë marrëdhëniet, të bashkëpunojmë normalisht dhe të zhvillojmë marrëdhënie normalisht”, ka shtuar ai.
Kjo deklaratë vjen pasi ministrat e Jashtëm të Perëndimit janë mbledhur në Bruksel për të shqyrtuar mundësi si të rrisin presionin ndaj Rusisë.
Putin po ashtu ka përsëritur pretendimet paraprake se të gjitha veprimet e marra nga ushtria ruse janë bërë “ekskluzivisht si përgjigje ndaj disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”. /Gazeta Enigma/.