Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një adresim të para pak çasteve ka njoftuar se ka urdhëruar nisjen e operacionit ushtarak në Ukrainë.
Putin i është drejtuar qytetarëve në televizion, ku ka thënë se “nuk ka plane që ta okpuojë Ukrainën”, por se po bën një operacion “të specializuar ushtarak” dhe se “njerëzit do të zgjedhin lirshëm” se kush e udhëheq shtetin.
Menjëherë pas këtij fjalimi sulmi ka filluar dhe janë dëgjuar shpërthime të ndryshme në vende të ndryshme në Ukrainë, duke pëfshirë 5-6 shpërthime në kryeqytetin Kiev./Gazeta Enigma/