I pari i shtetit rus Vladimir Putin duket se u “prek” nga deklarim i liderëve të NATO-s ku thuhet se: “Vendimi i presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim strategjik i tmerrshëm, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, kështu duke e nxitur atë të marrë vendimin për vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri.
E një reagim i menjëhershëm ishte nga Shteteve të Bashkuara, të cilat një veprim të tillë e quajtën të papranueshëm.
Kurse shtetet perëndimore po vazhdojnë të i dalin në ndihmë Ukrainës me municione dhe ndihma humanitare
Derisa bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, të thirrura nga kjo e para do të zhvillohen të hënën në mëngjes, ky takim do te jetë pa parakushte dhe do të ndodhë në kufirin Ukrainë – Bjellorusi, pranë lumit Pripyat./Gazeta Enigma/