Mediat ruse raportojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me presidentin francez Emmanuel Macron.
Biseda u iniciua nga Franca, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti. Agjencia e lajmeve Interfax shkruan se dy liderët diskutuan për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim nga qeveria franceze për këtë, por të dy liderët kanë pasur disa telefonata të gjata si para dhe që nga pushtimi rus në Ukrainë.