Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për të refuzuar ankesën e kandidatit të PDK-së në Deçan, Korab Mushkolaj.
“Refuzohet e pabazuar, ankesa e kandidatit të PDK-së, Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, i propozuar për kryetar të komunës, paraqitur kundër vendimit të KQZ-së për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit për kryetar të komunës, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor”, thuhej në vendim.
KQZ-ja më 21 gusht kishte vendosur për refuzimin e certifikimit të Mushkolajt si kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit për zgjedhjet e 12 tetorit.
KQZ-ja nuk e kishte certifikuar me arsyetimin se Mushkolaj ishte emëruar në pozitën Zyrtar i Lartë për Politika Konsullore në kuadër të MPJD-së.
Kjo pozitë hyn në kategorinë e shërbimit civil dhe me status të veçantë.