PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në këtë Komunë

PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në këtë Komunë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e LVV-së, LDK-së, PDK-së e AKR-së për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.

Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet në vendimin e PZAP-së. /Gazeta Enigma.

Related Articles