Ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dorëheqjen e Samedin Mehmetit nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Ai ka thënë se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me rastin e fundit, pra atë të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
“Unë kam pasur informata nga burime të ndryshme që drejtori do të shkarkohet disa ditë më herët, mund të them edhe që një javë më herët, mirëpo është shfrytëzuar ky rast si pretekst në mënyrë që drejtori i policisë të ofrojë dorëheqjen, por në fakt atij i është kërkuar dorëheqja sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai.