Qalaj: MPB-ja ka nevojë për një ministër, jo për praktikantë si Sveçla

Qalaj: MPB-ja ka nevojë për një ministër, jo për praktikantë si Sveçla

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar funksionimin e Qeverisë, me theks të veçantë bashkimin e ministrive, ku sipas tij, për një pozitë drejtori paguhën tre drejtorë njëkohësisht.

Qalaj, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, e ka cilësuar si “praktikant të dobët” ministrin aktual të Punëve të Brendshme, për të cilin thotë se nuk i është parë puna qe një vit.

“Për shembull, për pozitën e Drejtorit të Departamentit të Prokurimit sot paguhen 3 drejtorë njëkohësisht: drejtori i MPB, drejtori i ish-MAP, ndërsa së fundmi është caktuar një Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Prokurimit. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe është keqmenaxhim i buxhetit të shtetit. Ndërsa janë dhjetra pozita të njejta për të cilat paguhen nga 2 zyrtarë. Së fundmi, Qeveria ka rritur numrin e këshilltarëve në MPB nga 6 në 10 duke u arsyetuar për vëllimin e shtuar të punës si rezultat i fuzionimit. As edhe kjo rritje e këshilltarëve nuk e ka ndihmuar Ministrin Svecla i cili ka realizuar vetëm 15% të programit legjislativ, duke qenë ministri më i dobët i Qeverisë”, thuhet në postimin e tij.

Më tej, ai kritikon edhe rritjen e numrit të këshilltarëve në MPB. /Gazeta “Enigma”/

Postimi i plotë:

Related Articles