Janë vendosur disa grafite me shkrime protestuese, para Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, pas vrasjes së tre personave në këtë qytet, për shkak të fajdeve.
I dyshuari kryesor është Mefail Shkodra, i cili ka të kaluar me dhjetëra vepra penale, tri prej tyre për fajde. Përkundër gjithë kësaj, ai është lënë i lirë.
“Gjykata i ka duart me gjak”, “Qendra e fajdeve”, “Ka sa po i ndani?”, janë disa nga shkrimet e vendosura në objekt e Gjykatës Themelore në Gjilan. /Gazeta Enigma