Kandidati për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate ka thënë se është i bindur që do të fitojë nga balotazhi që do të mbahet në këtë komunë më 14 nëntor.
Ai në ‘Debat Pernime’ është shprehur se konsideron që rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve do të përsëritet në balotazh, derisa ka shtuar se LVV-së i ka ndihmuar ish-kryetari i komunës nga PDK, Begzad Sinani.
“Unë konsideroj që rezultati ka qenë i mirë duke pasur parasysh që i vetëm me kolegët dhe ekipin kemi kandiduar përkundër z. Rahimaj nga LVV, bashkë me AKR dhe ish-kryetarin e komunës Begzad Sinani. Duke pasur parasysh se si janë të pritur votuesit nga subjektet e tjera politike, unë jam i bindur që ne do të fitojmë më 14 nëntor”, tha ai.
/Gazeta Enigma/