Qentë endacak sulmojnë profesorin e njohur universitar

Qentë endacak sulmojnë profesorin e njohur universitar

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agron Dida ka njoftuar se është sulmuar nga qentë endacak, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për publikun vetë Dida, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke i bashkangjitur dhe fotografinë se si e kanë sulmuar qentë endacak.

“Andaj, ju këshilloj zyrtarëve përgjegjës të Komunës, që të angazhojnë konsulentë profesional, çoftë edhe nga jashtë Kosovës, sepse po shihet qartë se ata nuk janë në gjendje të përballohen me këtë problem”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma

Related Articles