Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj në udhëtim ndaj Malishevës me rezultat 0-1 me golin e Solomonit.
Por heroi i kësaj ndeshje ishte portieri Enea Koliçi i cili e priti penalltinë e sulmuesit të Malishevës, Alban Shillova.
Lojtari më i mirë i kësaj xhiroje ishte Armend Thaqi, çmim i cili jepet çdo xhiro nga FFK-ja në krye me një juri profesioniste, raporton Gazeta Enigma.
Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani nuk është pajtuar me çmimin që iu ka dhënë futbollistit Armend Thaqi. Ajo ka shkruar se “Ylli i javës” e ka merituar portieri i Gjilanit, Enea Koliçi.
Ajo ka kërkuar më shumë vëmendje te portierit, shkruan Gazeta Enigma.
Të njëjtin mendim sikurse Qeqa Krelani e ndanë edhe gazetarja e ATV, Eljona Pitarka, duke shkruar se Ena Koliçi e ka merituar çmimin “Ylli i javës”.