Sport Club “Gjilani” ka mbetur pa President.
Një nga investitorët më të mëdhenj të futbollit kosovar, Florim Zuka, ka vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të klubit të SC Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.
Krejt kjo ka ndodhur disa ditë pas eliminimit të Gjilanit nga kualifikimet e Ligës së Konferencës, e po ashtu pak javë para fillimit të sezonit të ri.
Mbrëmë në emisionin ‘Var’ në Tëvë është diskutuar për largimin e presidentit gjilanas.
Gazetarja e njohur kosovare, Qeqa Krelani, ka theksuar se është për keqardhje kur ik një njëri si Presidenti Zuka.
“Më vjen keq kur e sheh që ik një njëri i cili e ka kuptuar prej fillimit konceptin se si duhet të funksionoj ndarja e kompetencave. E dinte shumë mire se kur trajneri është në zhveshtore, presidenti aty nuk kishte se çfarë të kërkonte. Presidenti Zuka e ka kuptuar se në Superligë nuk fiton kush është më i drejti, por kush është më i forti, gjë që është natyrale. Është lajm i mire për klubet tjera pasi që mund të peshkojnë tek “kuqebardhët”. Zuka është president i cili nuk e ka marrë atë që e ka korrë”, ka thënë Krelani.
Më poshtë mund ta ndiqni prononcimin e plotë: /Gazeta Enigma/