Qerkini i zhgënjyer me institucionet: Gruaja ime çdo natë thërret “erdh djali”

Qerkini i zhgënjyer me institucionet: Gruaja ime çdo natë thërret “erdh djali”


Në ditën e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovës, Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, u shpreh i zhgënjyer me punën e institucioneve kosovare, në raport me këtë kategori, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha për shkak të mosgjetjes së fëmijëve të tyre shumë nëna as gjumë nuk bëjnë, në prite të më të dashurve të tyre.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer sepse nuk është punuar atë që është dashur dhe është ditur të punohet. Nuk ka asgjë që nuk dihet, thotë se nuk ka të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhen e fatin edhe i 1 mijë e 600 personave. Prej Marinës deri në Bllacë kemi varreza, ka nis me u zbardhur çështja e të pagjeturve”, tha ai.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flejnë edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë e di që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thash mos me thuj pse po më kritikon më tha sa di e boj, i thash jo ti di shumë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles