“Qeveri autokratike”, Abdixhiku për Qeverinë Kurti

“Qeveri autokratike”, Abdixhiku për Qeverinë Kurti

Ministria e Financave ka kërkuar listën e punëtorëve që duan të hyjnë në grevë, për t’ua pezulluar pagat.

Kjo ka nxitur reagime ndaj partisë në pushtet, që si opozitë, përkrahte pa kushte grevistët.

Punonjës të sektorit publik, që sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme, janë kërcënuar nga Qeveria se nuk do të paguhen për aq kohë sa janë në grevë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kërkimi i listave të punonjësve në grevë nga ana e Qeverisë përveçse presion i drejtpërdrejtë ndaj punëtorëve të sektorit publik është dhe kërcënim ndaj proceseve demokratike në vend dhe vet shtetit juridik.

“Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një Qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë”, ka shkruar ai.

Related Articles