Qeveria e Kosovës reagon për dokumentin ‘non-paper’

Qeveria e Kosovës reagon për dokumentin ‘non-paper’

Dokumentin e ashtuquajtur ‘non-paper’ në të cilin flitet për njohjen mes Kosovës dhe Serbisë, Qeveria e Kosovës nuk ka dashur t’a komentoj.

Qeveria e Kosovës në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk ka çfarë të shtohet më shumë për shkak se tashmë kanë reaguar ambasadat.

“Edhe ambasada gjermane dhe ambasada franceze janë deklaruar për këtë dokument duke e demantuar dhe u distancuar nga ai. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë më shumë deklarimeve të tyre”, thuhet në përgjigjen për AlbanianPost.

Ndryshe, reagime në lidhje me dokumentin ‘non-paper’, ka reaguar fillimisht ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se ky dokument nuk është nismë gjermano-francese.

Edhe ambasada e Francës në Kosovë, reagoi duke thënë se Franca e Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit “non-paper”.

Related Articles