Derisa Qeveria e Kosovës u ka shpallur luftë prodhuesve të energjisë së ripërtrishme, Termocentrali Kosova A, që llogaritet si një nga ndotësit më të mëdhenj në Evropë, është pajisur me leje të integruar mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPHI).
Kjo, i është konfirmuar Periskopit nga burime brenda kësaj ministrie.
Në vjeshtë dhe dimër, kryeqytetasve u shtohet edhe një gajle e madhe. Por, jo vetëm atyre. Është gajlja e ndotjes tepër të lartë të ajrit, që Prishtinën e renditë si qytetin më të ndotur në planetin tonë.
Ndotja, që vazhdon tash e disa dekada, vjen nga dy termocentralet në Obiliq, që për prodhimin e energjisë elektrike përdorin qymyrin.
Kjo ndotje do të vazhdojë. Por, tash e tutje si ndotje e legjitimuar me leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Një leje e tillë, tregojnë burime tëPeriskopit, i është lëshuar së voni Termocentralit Kosova A.
Deri më sot, TC Kosovës A nuk i ishte lëshuar asnjëherë leja e integruar mjedisore sepse kurrë nuk e ka plotësuar asnjë kusht ligjor dhe mjedisor për t’iu nënshkruar një leje e tillë.
Kur një operator ekonomik, në këtë rast TC Kosova A, i ka plotësuar të gjitha standardet për mbrojtjen e ambientit – ujit, ajrit, tokës – atëherë parashihet të pajiset me një leje të tillë.
Edhe pse ishte paraparë që të bëhet ndalimi i prodhimit të energjisë nga ky termocentral, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Ministria së Mjedisit nuk i ka penguar që t’ia vazhdojë lejen mjedisore të integruar që mundëson operimin e tij.
Periskopi mëson se në rastin e TC Kosovës A, pos mos plotësimit të asnjë kriteri mjedisorë, nuk janë respektuar as procedurat ligjore se kur një leje e integruar mjedisore duhet te lëshohet.
Leja, mësohet se është dhënë në formën më arbitrare, dhe duke tejkaluar të gjitha instancat vendimmarrëse për lëshimin e tyre.
“Janë tejkaluar të gjitha instancat vendimmarrëse. I tërë procesi ka vijuar në mënyrë arbitrare. Është anashkaluarkomplet komisioni përgjegjës i cili duhet te shqyrtojë rastet e tilla.
Pastaj, nuk ka kaluar përmes departamentit përkatës dhe përgjegjës, e që është i themeluar me Ligj për lëshimin e këtyre lloj lejeve, e që është Departamenti i Mjedisit.
Krejt në fund, në asnjë mënyrë nuk është vërtetuar që janë plotësuar kushtet që të lëshohet kjo leje për me pasë mundësi qe t’i vazhdohet licenca Termocentralit Kosova A”, ka treguar ky burim nga Ministria e Mjedisit.
Edhe burime nga KEK’u kanë konfirmuar se një leje e tillë për TC Kosovën A është dhënë nga Ministria e Mjedisit.
Por, në përgjigjen zyrtare, me shkrim, kanë thënë se Ministria e Mjedisit ka caktuar afat dy vjeçar, sepse, sipas tyre, shqyrtimi i aplikacionit është në proces.
“Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të ndotjes (Ligji Nr. 03/L-43), KEK-u tashmë ka aplikuar ne Ministrinë e Mjedisit për leje të integruar mjedisore (edhe për operim të TC Kosova A).
Përderisa shqyrtimi aplikacionit është në proces, MMPHI ka caktuar një afat dy vjeçar (deri në fund të shtatorit 2023) brenda së cilit duhet të aprovohet plani i përputhshmërisë me afate strikte kohore, me qëllim të arritjes së standardeve mjedisore vendore dhe të BE-se.
Në momentin që plani përputhshmërisë harmonizohet nga dy palët dhe aprovohet nga MMPHI, KEK obligohet të zbatoi të njëjtin si të tillë me përpikëri”, thuhet në përgjigjen e KEK-ut.
Gazeta ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), por as ky institucion, i cili licenconprodhuesit e energjisë elektrike, nuk ka kthyer përgjigje.
Megjithatë, në faqen online të ZRRE’së, gjendet njoftimi për seancën e Bordit të këtij institucioni, ku ishte marrë vendimipër vazhdimin i licencës për prodhimin e energjisë elektrike për TC Kosova A.
“Vendimi për licencimin e Kosova A është marrë duke u mbështetur në vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit”, konfirmohet në njoftimin nga seanca e dytë e Bordit të ZRRE’së, mbajtur më 4 tetor 2021.
Mbetet e paqartë se pse e gjithë kjo nguti për të pajisur TC Kosovën A me një leje të tillë, meqë KEK’u ka funksionuar kështu për vite me radhë.
Edhe pse Kosova ka nevojë të madhe për burime të energjisë elektrike, ajo që e bënë të mistershme dhënien e një leje të tillë është se përderisa Qeveria Kurti po i mbyll të gjitha burimet e energjisë alternative, që nuk shkaktojnë ndotje tëambientit, po pajisë me një leje ndotësin më të madh tëambientit, në vend dhe kontinent.
Ndërkohë, Qeveria ka suspenduar të gjithë licencat e hidrocentraleve dhe burimeve të tjera të ripërtritshme, dhe nëse krejt politikat proklamohen ne mbështetje te cilësisë se mjedisit, ky vendim po del të jetë i kundërt, sepse Kosova A është ndotësi kryesor i ambientit ne vend.
Vet Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që licencoi së fundmi Kosovën A, kohë më parë kishte ndaluar prodhimin e energjisë në tri hidrocentrale në grykën e Deçanit.
Para disa ditësh u njoftua se një kompani franceze, e cil aplanifikonte të investonte rreth 110 milionë euro në një projekt të energjisë me erë në komunën e Vushtrrisë, u largua nga Kosova. Kompania franceze investimin e saj e zhvendosi në Maqedoninë fqinje.
Po ashtu, media të afërta me Vetëvendosjen dhe Qeverinë Kurti, nuk a kanë ndalur asnjëherë fushatën e sulmeve kundër të gjithë prodhuesve të energjisë me burime të ripërtritëshme, përfshirë edhe atë solare.
Me luftën e heshtur kundër burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe me vendimin për leje te integruar mjedisore për Kosovën A, Qeveria Kurti po legjitimon dhe kontribuon në ndotjen e ajrit në Kosovë./Gazeta Enigma/