“Qeveria ka humbur ndjenjën ndaj qytetarëve”, Krasniqi thotë se është akomoduar në kolltuqet e pushtetit

“Qeveria ka humbur ndjenjën ndaj qytetarëve”, Krasniqi thotë se është akomoduar në kolltuqet e pushtetit

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancn e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit ka adresuar kritika kundrejt qeverisë për qasjen e saj ndaj krizës ekonomike në Kosovë.

Krasniqi tha se qeveria Kurti është akomoduar në kolltuqet e pushtetit.

“Këto kriza po lulëzojë si pasojë e qeverisë së paaftë. Kriza e rëndë ekonomike nga e cila qytetarët po varfërohen gjithnjë e më shumë. Kjo qeveri më shpejt se që do të mund ta imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqet e pushtetit dhe e ka humbur ndjenjën ndaj probelemeve të qytetarëve”, tha ai.

Ai tha poashtu se qeveria krizën po e trajton si luftë politike, e jo si krizë ekonomike.

Mes tjerash, Krasniqi theksoi se çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme.

“Kriza nëpër të cilën po kalon vendi qeveria po e trajton si luftë politike që s’është aspak. Çmimet kanë arritur nivele të papërballueshme, të ardhurat e punonjësve kanë mbetur të pandryshuara që do të thotë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm”.

“Në këtë periudhë rritje të të hyrave ka pasur vetëm qeveria përshkak se po e shfrytëzon inflacionin për ta mbushur buxhetin e shtetit dhe ka refuzuar çfarëdo mase për ta ngadalësuar rritjen e çmimeve”.

“Qeveria ka bllokuar maksimalisht investimet kapitale për këtë vit ku janë realizuar vetëm 19% të planifikimeve duke e ngulfatur sektorin privat”, u shpreh Krasniqi.

Related Articles