Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektligjin për lirinë fetare.
Siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, projektligji ka për qëllim të ruajë pluralizmin fetare e t’ua ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht.
Vendimi ka marrë shumicën e votave në kabinetin qeveritar.
Kurse, tre anëtarë abstenuan.