“Qeveria mirëpret iniciativa që çojnë Kosovën drejt BE-së”

“Qeveria mirëpret iniciativa që çojnë Kosovën drejt BE-së”

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, raporton Gazeta “Enigma”.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se në këtë takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm.

“U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin”.

“Bashkëpunimi mes nesh vijon të jetë i rëndësishëm. Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat tona dhe fuqizojnë kapacitetet e strukturat tona edhe në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles