Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës sapo ka votuar për të ndaluar përdorimin e rrjetit social gjigant TikTok nëpër hapësirat e institucioneve publike, për shkak të shqetësimeve për sigurinë kibernetike, pasi aplikacioni menaxhohet nga kompania mëmë Byte Dance, e cila është nën kontrollin e  shtetit kinez, shkruan Gazeta Enigma.

Qeveria Kurti e mori këtë vendim në mbledhjen e sotme.

Një gjë e tillë është miratuar edhe nga disa qeveri tjera anembanë globit, të cilat i frikësohen influncës së Kinës diktatoriale.

Madje, SHBA-ja është rrugës për të ndaluar tërësisht përdorimin e TikTok-ut në të gjithë vendin, nëse aplikacioni nuk shkëput lidhjet me kompaninë mëmë kineze. /Gazeta Enigma

Related Articles