Qeveria ndanë 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Qeveria ndanë 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndajë 11 milionë euro për mbështetjen e Fondit për Garanci Kreditore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë arsyetimit të këtij vendimi tha se me anë të kësaj mase do të rritet kreditimi për bizneset në vend.

“Në vazhdimësi të mbështetjes së biznese prodhuese por edhe të atyre që janë në pronësi të grave, start-upeve dhe ato bujqësisë, zbatimi i masës 2.2 ka të bëjë me disbursimin e fondeve në kuadër të marrëveshjes që kemi me Bankën Investive Evropiane, e që është mbështetje për Fondin për Garanci Kreditore për të shtuar kapitalin që mundëson kreditimin shtesë të këtyre lloje të bizneseve”, tha Murati.

Sipas tij, kjo shumë do të mundësoj rritjen e portofolios së kredive investive për bizneset.

“Kreditimi i radhës sipas kërkesës së Fondit është në shumën prej 11 milionë eurove dhe këto mjete do të përdorën si mundësi për rritjen e portofolios për garantimin e mëtutjeshëm të kredive investive për këto lloj biznese”, përfundoi ai.

Related Articles