Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në takim kishte dakordim të përbashkët që duhet të hiqen barrikadat në veri të cilat pengojnë lirinë e lëvizjes.
“Diskutuan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e mëtejmë, zhvillimet e fundit në vend dhe çështjet aktuale”
“Përmes gatishmërisë për takime dhe diskutim, Republika e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi së është palë konstruktive që angazhohet për arritjen e një marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve të ndërsjella me Serbinë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim