Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” e cila u publikua të hënën – intervista bëri bujë të madhe – pasi kreu i ekzekutivit kosovar ka alarmuar për një konflikt potencial me Serbinë.
“Pas Serbisë qëndron Putini”, ka thënë ndër tjerash kryeministri i Kosovës – deklarata vjen pas pak më shumë se një javë kur në Veriun e Kosovës kishte tensione, pasi serbët lokalë nuk e pranonin reciprocitetin për dokumente.
Intervista e Kurtit dhënë për gazetën italiane ngjalli kritika të shumta, prej politikanëve të opozitës si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile – “po shkakton panika”, ishte kritika qendrore.
Madje nga ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, Kurti u kritikua se deklaratat e tilla po i trembini investitorët potencialë.
E sot Qeveria e Kosovës ka publikuar të plotë intervistën e Kurtit dhënë për “La Repubblica’, po ashtu është publikuar edhe fotografia e Kurti bashkë me gazetarin Fabio Tomacci.
Kurti edhe më parë kishte deklaruar se rrezik për luftë ka. Pikërisht si argument mbëshetës e ka marrë pushtimin rus të Ukrainës.