Qeveria rrit shtesat për lehonat, nga 170 në 325 euro

Qeveria rrit shtesat për lehonat, nga 170 në 325 euro

Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se do ta miratojnë rritjen e vlerës mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro për gratë lehona të papunësuara, ndërkaq  për ato të punësuara, përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi lehonat do të përfitojnë mbështetje për tre muajt e tjerë për 319.5 euro në muaj.

Ai ka thënë se lajmi i tretë i mirë është për shërbyesit publik. Sipas tij, pagat e shërbyesve këtë vit rriten dy herë nga 55 euro.

“Rritja e parë ka filluari së zbatuari nga janari rritja e dytë do të filloj nga korriku.. Kështu pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publik do të jenë për 110 euro më të larta se sa ishim në dhjetor 2024. Paga mesatare do të arrijë në 865 euro në muaj (për zyrtarët publik)”, ka thënë ai .

Related Articles