Qeveria zgjat masat emergjente të energjisë

Qeveria zgjat masat emergjente të energjisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur të martën, ka miratuar vendimin për zgjatje të masave emergjente në furnizim me energji edhe për 30 ditë.

Në mbledhjen e mbajtur të martën është miratuar edhe vendimi për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në operacion të mbështetjes së paqes në Ishujt Falklands.

“U miratua vendimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands. Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Related Articles