Të miturat ushtrojnë dhunë psikike ndaj nënës me të meta fizike

Të miturat ushtrojnë dhunë psikike ndaj nënës me të meta fizike

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të hënën në Skenderaj një grua ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe i kanë bërë presion duke i thënë se gjenden në vende të ndryshme, raporton Gazeta Enigma.

“Ankuesja femër  kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles