Qytetarët ia paguajnë PSD-së gjobën e shqiptuar nga AIP, Molliqaj i bindur se do ta fitojnë rastin në gjykatë

Qytetarët ia paguajnë PSD-së gjobën e shqiptuar nga AIP, Molliqaj i bindur se do ta fitojnë rastin në gjykatë

Partia Socialdemokrate e Kosovës e ka paguar sot gjobën e shqiptuar nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. 

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se gjoba u pagua falë donacioneve nga qytetarët dhe aktivistët e kësaj partie.

“Sot paguam gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. E bëm pagesën brenda afatit 15 ditor, dhe në këtë mënyrë paguam vetëm gjysmën e shumës.
Gjoba është absurde në shumë drejtime. Politike si motiv dhe e padrejtë për nga ligji. Në rast të mos pagesës rrezikonim funksionimin e përditshëm dhe aktivitetet opozitare. Prandaj këtë e kemi denoncuar përmes padisë në Gjykatë të cilën jemi të bindur që do ta fitojmë dhe kjo shumë do të na kompensohet.”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj duke falënderuar ata që e mbështetën ka thënë se ishin dhjetëra donacione që për pak ditë arritën shumën prej 11,778.25 euro.

“Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falënderues. Pushteti ka ndryshuar metodën. Dikur përdorte dhunën policore e burgun, kurse tash ka filluar gjobat e ulëta e të larta për secilin veprim tonin opozitar. Kjo është shenjë e qartë e një pushteti represiv. Prandaj aktiviteti ynë do të vazhdojë edhe më fuqishëm.”, ka shkruar ai.

Related Articles