Darko Dabiq, banor serb i Jarinjës, deklaroi se ende nuk e di se çfarë konkretisht është arritur në marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.
Megjithatë, ai për Klan Kosova shtoi se beson që marrëveshja duhet të jetë në të mirë të të dyja palëve, pasi siç tha, duhet të jetojmë dhe lëvizim lirshëm.
Dabiq po ashtu u shpreh se nëse marrëveshja përmban vendosjen e pagesës për taksa, kjo nuk do të duhej të ishte problem, duke thënë se deri më tani kanë paguar edhe shqiptarët.
“Për këtë gjendje është fajtore politika. Populli nuk ka faj”, deklaroi ai.