Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku, për ndërtimin e stadiumit të qytetit, raporton Gazeta Enigma.
“Në vlerë prej 15 milionë euro, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet në njoftim.
“Si një nga projektet më të mëdha të komunës sonë dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e 2 vite për implementimin e tij, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë 4 në Gjilan”, ka thënë Hyseni. /Gazeta Enigma