Radhë të gjata për të blerë dru në Blinajë

Radhë të gjata për të blerë dru në Blinajë

Agjencia Pyjore e Kosovës me leje të Ministrisë së Bujqësisë e Pylltarisë ka bërë shitjen e 2033 m3 të drunjve nga Parku Nacional në Blinajë.

Këtë sasi drurore të ndara nga 4 metra, e blen 460 qytetarë nga e gjithë Kosova, me vlerë dukshëm më të lirë se në treg, njofton Klan Kosova.

“Çmimi u caktua në bazë të rregullores të njerr në vitin 2013, dhe në bazën e saj çmimi është 18 euro për m3”, tha Xhavit Statovci, drejtor i DMKE, Kullosa, Gjueti dhe Eko – Turizëm.

Gjithë blerësit detyrohen që procedurat e sharritjes dhe bartjes së tyre, t’i kryejnë vet.

Kjo formë e shitjes së drunjve sipas APK-së është tradicionale dhe bëhet tash e disa dekada.

Related Articles