Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka deklaruar se lëvizjet e mëtutjeshme të serbëve nga veriu i Kosovës do të kushtëzohen nga situata dhe lëvizjes e institucioneve në Kosovë dhe se sipas tij “nuk ka forcë që mund t’i mposhtë njerëzit që janë duke luftuar për lirinë e tyre”.
“Ne udhëhiqemi nga konkluzionet që janë bërë dje dhe sot. Janë mbajtur seanca urgjente në katër komuna në veri, ku kryetarë te komunave, kryetarët e kuvendeve komunale dhe të gjithë këshilltarët kanë dorëzuar dorëheqjen”, tha ai.
Po ashtu Radojeviq theksoi se procesi i largimit nga institucionet vazhdon.
I njëjti theksoi se presin që të respektohet Marrëveshja e Brukselit, e të gjitha marrëveshje te arritura në Bruksel.
Serbët janë larguar nga institucionet qeveritare, ndërsa njëjtë kanë vepruar më pas edhe kryetarët e komunave me shumicë serbë të cilët janë dorëhequr nga drejtimi i këtyre komunave.