Radoniqi: Të dhënat do t’i mbledhim manualisht, mospublikimi nuk ndikon në rezultat

Radoniqi: Të dhënat do t’i mbledhim manualisht, mospublikimi nuk ndikon në rezultat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka më shumë se dy orë që është jashtë sistemit që shfaq rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Fillimisht në uebfaqen e KQZ-së u paraqitën si të numëruara më shumë se 23 për qind të votave, e më pas edhe mbi 50, por që ka pasur mospërputhje të votave të përgjithshme të paraqitura, me ato nëpër komuna të caktuara.

Për këtë çështje ka folur edhe kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi.

“Për arsye se aplikacioni për përpunimin nuk ka funksionuar ne nuk po arrijmë ti transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike”.

Radoniqi ka kërkuar ndjesë për këtë problem dhe është zotuar se ky problem nuk do të ndikojë në rezultatin final.

“Në këto rrethana KQZ ka shqyrtuar mundësinë dhe ka vendosur të mbledh të dhënat në mënyrë manuale”.

“Rezultatet pasi të grumbullohen në mënyrë manual do të publikohen”.

Related Articles