Rahimaj e shkarkon drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë

Rahimaj e shkarkon drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se sot ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.

Ai në një postim në faqen e tij në Facebook ka shkruar se deri tek shkarkimi i Agajt ka ardhur pas vërejtjeve të adresuara nga ai dhe ankesave të qytetarëve për mos respektim të orarit të punës

“Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj. E kemi thënë që nga fillimi i qeverisjes, nuk do të lejojmë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi”, shkruan ai në Facebook.

Related Articles