Mbajtja e maskës është e detyrueshme edhe për personat të cilët kanë marrë vaksinën.
Mikrobiologu, Lul Raka në një përgjigje për gazetën Enigma ka deklaruar se pavarësisht vaksinimit maska duhet përdorur ngase variantet e COVID-19 ekzistojnë dhe mund të paraqiten edhe në Kosovë.
Raka thotë se ka raste kur personat e vaksinuar janë infektuar.
“Pavarësisht se je i vaksinuar kjo nuk do të thotë që nuk duhet të mbash maskën. Ti mundesh me marr vaksinën por ka lloj lloj varianti të virusit që del kemi variantin Indian, variantin e Afrikës së Jugut që mundet me ardh në Kosovë e që vaksina që ke marr Edhe në Kosovë, ti mundesh vaksinën me marr por ka lloj lloj varianti. Kemi variantin Indian, variantin e Afrikës së Jugut që mundet me ardh e që vaksina që e merr ti ka efikasitet më të vogël. E dyta numër i vogël është i atyre të cilët munden mu prek mirëpo nëse nuk ruhesh mundesh mos me pas fare simptoma por e bart infeksionin. Nuk hiqet maska pas vaksinimit sepse ka pasur raste kur janë infektuar” ka thënë ai.