Rama: Ballkani s’mund të mbetet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Rama: Ballkani s’mund të mbetet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se Ballkani s’mund të mbetet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë kontekst, Rama thotë se duhet të ketë përparim sa më shpejtë të jetë e mundur në procesin e ndërmjetësuar nga BE të bisedimeve.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga ngritja e nxitur nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkroi Rama. 

Related Articles