Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që Përparim Rama është zgjedhur kryetar i ri i Prishtinës.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti i ka uruar suksese Ramës, derisa e ka përgëzuar edhe Arben Vitinë për punën.
“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”.
“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik”.