Rama e fiton Prishtinën, vjen reagimi i Ahmetit

Rama e fiton Prishtinën, vjen reagimi i Ahmetit

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që Përparim Rama është zgjedhur kryetar i ri i Prishtinës.



Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti i ka uruar suksese Ramës, derisa e ka përgëzuar edhe Arben Vitinë për punën.

“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve”.

“Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve.   Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin.  Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik”.

Related Articles