Rama e përfundon vizitën në Prishtinë: Përshëndetje për krejt Kosovën

Rama e përfundon vizitën në Prishtinë: Përshëndetje për krejt Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e së premtes është larguar nga Kosova ku qëndroi nga e enjtja pasdite.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri shqiptar ka njoftuar se do ta vazhdoj turin e tij për në Sarajevë.

“…dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama.

Rama të enjten qëndroi fillimisht në Maqedoni të Veriut, ku u takua me kryeministrin e këtij vendi, Dimitar Kovaçevski dhe pasdite qëndroi në Kosovës.

Në vendin tonë Rama u prit nga presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti refuzoi takimin me të me gjithë “përpjekjet” e Ramës për takim.

Related Articles