Dy ditë më parë u arrestua kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me këtë, sot për herë të parë reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Enigma.
Rama tha se nuk dëshiron të bëjë komente për politikën e brendshme.
“Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj. Që prej se kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente që i takojnë drejtësisë”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se komente të tilla mund të bëhen vetëm kur çështjet përmbyllen, sidomos kur vihet në vend drejtësia për fenomene si shpifja.
Ndërkohë, Meta u paraqit sot në Gjykatë, por seanca u shty për një datë tjetër.